Studimi i ri italian: Uji i pishinave është i sigurtë, çfarë duhet të keni parasysh para se të laheni

schedule13:34 - 15 Maj, 2020

schedule 13:34 - 15 Maj, 2020

Shtete të ndryshme  në të gjithë botën kanë marra të ndryshme në lidhje me koronavirusin, ku një ndër to është dhe moslejimi i frekuentimit të plazhit pasi e konsiderojnë si një zonë të rrezikshme. Ndërkohë një studim më i fundit konfirmon se uji që ndodhet brenda pishinave vret koronavirusin.

Në një studim të publikuar në mediat ndërkombëtare theksohet se uji i pishinave ka klor dhe siç e shpjegojnë ekspertët, vret mikrobet dhe për këtë arsye i jep fund koronavirusit. Studimi u hartua nga Inail dhe National Institute of Health dhe është një dokument me informacione rreth larjes.

Por duke marrë parasysh që situata po evoluon vazhdimisht, është mirë të nënvizohet se rregullat mund të përditësohen në çdo kohë. Ndër faqet e studimit nënvizohet se notarët nuk do të duhet të veshin maskën e famshme, por kushdo që hyn në ujë do duhet të mbajë një distancë të caktuar nga njerëzit e tjerë, siç është këshilluar e përshtatshme pas shpërthimit të koronavirusit dhe që tashmë jemi mësuar.

Specialisti i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive (Simit), Marco Tinelli është shprehur se noti është i sigurtë nëse ne do të respektojmë distancën.

“Duke respektuar distancën, noti është tashmë i sigurt, virusi në ujë do të vritej menjëherë nga klori. Rregullat theksonin se në pishina notarët do duhet të rrinin 7 metra larg njëri-tjetrit, por edhe një distancë më e vogël mund të aplikohet. Sigurisht që mbipopullimit në pishina si më parë nuk kanë gjasa të ndodhin sërish. Klorifikimi i ujit duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Në respektimin e distancës përdoruesit e pishinave do të duhet të jenë të ndërgjegjshëm vetë. Ata që kanë shenja të infeksionit ose që kanë pasur kontakte me të infektuarit, duhet të qëndrojnë larg pishinave. Mund të ndodhë që, pasi të keni hyrë në qendrat e pishinave, t’i nënshtroheni termosskanerit, të kontrolloni temperaturën e trupit dhe më pas të hyni në pishina”, është shprehur ai.

Tashmë të gjithë ato që duan të ikin në pishina janë të qetë dhe mjafto që të ndjekin rregullohen e hartuar nga Federata Italiane e Notit, e cila gjithashtu u ka rekomanduar menaxherëve të objekteve, që të shfaqin në zona të dukshme rregullore shpjeguese që duhet të ndjekin ata që hyjnë në pishina.

Në këtë fazë të pasigurt dhe kalimtare thuhet ndër të tjera në studim do të parashikohet një sistem më kufizues kontrolli higjieno-sanitar sesa rregullat e tanishme.

Studimi thekson se pishinat italiane janë ambiente që duhet të konsiderohen të sigurta nga përhapja e koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!