Vlonjatët nuk u rezistojnë temperaturave të larta. Qytetarë të shumtë këtë të premte kanë harruar masat mbrojtëse të vendosura ndaj koronavirusi dhe janë drejtuar bregdetit.
Burime për Abc News bëjnë me dije se qytetarët duke pare temperaturat e larta deri ne 32 grade kane preferuar ti kalojne disa çaste buze detit.
Vlora është pjesë e zonave të gjelbërta pasi fatmirësisht ditët e fundit nuk ka asnjë të konfirmuar me koronavirus, por për arsye siguri nuk lejohet frekuentimi i plazhit. /abcnews.al