Futbolli ka ndikim të paimagjinueshëm te njerëzit, madje arrin deri aty sa u jep një dorë për të qëndruar në jetë. Kështu ka ndodhur në Angli, aty ku një tifoz i West Bromwich Albion, kishte rënë në gjendje kome muajin e kaluar dhe ishte nën kujdesin intensiv të mjekësve, në spitalin Royal Worcester.
Peter George është personazhi në fjalë, 65 vjeç. Bashkëshortja e tij, Teresa, ka kontaktuar klubin e WBA dhe trajneri Slaven Bilic dhe disa lojtarë dërguan disa video-mesazhe për Peter. Kur ato video dhe himni i WBA u luajtën për të, gjendja e tij u përmirësua dhe nisi të lëvizte. Tani ndodhet në shtëpi.
Tonight: How his beloved @WBA helped Peter George recover from #coronavirus. Amazing story of the nurses and ‘the liquidator’ that brought him home @WBAFoundation 6.30pm @bbcmtd pic.twitter.com/4LnChguOwi
— Ben Godfrey (@bengodfrey1) May 14, 2020
“Ai ishte shumë dobët, gati e humbëm atë. Njëherë më tha se kur dëgjon këngën e Albion në momentin që lojtarët zbresin në fushë, i gjithë trupi i ndizet. Kjo sepse ai ngazëllehet shumë për të parë ndeshjet e ËBA. Kështu unë i thashë djalit që t’ia vendoste këngën dhe Peter nisi të lëvizte”.
Stafi i luajti atij himnin e WBA, “The Liquidator”, dhe “Football’s Coming Home”, ndërkohë që zonja George tregon se Peter nisi të shkelmonte në ato momente. “Natën tjetër, mesazhi i Slaven Bilic u pasua nga shumë mesazhe të tjera dhe infermierët duhet ta ndalnin, pasi po çonte krahët.
Mendoj se ai ka menduar se ishte në një ndeshje futbolli. Ka qenë thjesht madhështore. Ata janë një familje dhe ne jemi pjesë e asaj. Ata na kanë bërë të ndjehemi të tillë”, tregon për BBC Teresa, e gëzuar që tani bashkëshorti i tij është më mirë. /abcnews.al
"I've never been more proud of my Club."
Today we bring you a coronavirus story with a happy ending. ? pic.twitter.com/cNfZ5RPXA2
— West Bromwich Albion (@WBA) May 13, 2020