Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar në studion e “ABC News” debatet politike brenda grupit Parlamentar. Ai u shpreh se listat e hapura krijojnë më shumë mundësi, ndërsa shtoi se qytetarëve shqiptarë iu është vjedhur demokracia.
“Nuk lidhem sepse nuk kam karamele në fyt, nuk kam marrë para nga taksat publike. Rama ka 22 vjet në politikë, Basha 15 vjet dhe ende vazhdojnë të qëndrojnë. Të 6 qeveritë kanë punuar me paratë publike me të njëjtën njerëz”, shprehet Murrizi.
Lexo edhe: Shkarkimi i Hajdarit, Murrizi: S’u u bë qameti, nuk është se e hoqëm nga Presidenti i Republikës
Gjatë intervistës Murrizi tha se nuk ndikohet nga argumentet e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi:“Nuk e kuptoj arsyen se përse shqetësohet Rama dhe lideri i Opozitës Lulzim Basha nga ne, përderisa na konsiderojnë të papërfaqësuar?! Ne po kërkojmë një ligj që të shkojmë nga vota e qytetarëve, këta liderët e mëdhenj përse kanë frikë të shkojnë te populli.
Ndërkohë i ndalur te propozimi për legalizimin e kanabisit mjekësor ai shtoi se është thjesht një show.
“Këto pa ligj kanë mbjellë Shqipërinë me drogë, tani me ligj duan të mbledhin disa parcela. Nuk jam kundër bimëve që stimulojnë ekonominë shqiptare, por duhet transparencë”, u shpreh ai./abcnews.al