Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet ligjore, Ivi Kaso ka zbuluar në studion e ABC News propozimin e PD për Reformën Zgjedhore.
Ai tha se PD ka kërkuar një komisioner të pavarur (jopartiak) në zgjedhje i cili do të vëzhgojë procesin zgjedhor.
Kaso tha se kjo ka për qëllim ruajtjen e garancisë së procesit zgjedhor, ndërsa shtoi se është parashikoi një rol më aktiv i agjencive ligjzbatuese.
“Kemi propozuar një komisioner të pavarur që do të mbajë përgjegjësi për administrimin e procesit zgjedhor i cili do drejtojë komisionerë partiakë që do vëzhgojnë çdo etapë të procesit zgjedhor.
Parashikimi ynë është konsesual që adreson shqetësimin e ODHIR-it për fillimin me hapa të ngadalta. Qëllimi ynë ka qenë ruajtja e garancive të procesit.
Kemi parashikuar një rol më aktiv të agjencive ligjzbatuese. Deri më sot kanë pasur aktivitet të plotë. Reforma në Drejtësi nuk përfshinte korrupsionin zgjedhor që është pranuar në parim nga pala tjetër pas propozimit tonë.
Kemi propozuar afate të qarta për raportimin e këtyre organeve”, tha Kaso./abcnews.al