Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur në 27 321 persona. Gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar rritje numri i viktimave në Spanjë, në krahasim me një ditë më parë që ishte 184 sot ishte 217 persona.
Nga ana tjetër, sipas testeve PCR, numri i përgjithshëm i rasteve është raportuar të jetë 229 mijë 540, me një rritje prej 506 në 24 orët e fundit. Numri i pacientëve të rikuperuar me diagnozën Covid-19 ishte 143 mijë 374 me një rritje prej 2 mijë e 551 krahasuar me dje.
Sipas të dhënave paraprake të lëshuara pas testeve të antitrupave Covid-19, të cilat u kryen në 60 mijë 897 njerëz nga 36 mijë familje në të gjithë vendin, vetëm 5 për qind e popullsisë në Spanjë raportohet se kishte antitrupa ose rreth 2.3 milionë njerëz./abcnews.al