OFL i dërgon formularin tre të “fortëve” në Tiranë

schedule08:42 - 14 Maj, 2020

schedule 08:42 - 14 Maj, 2020

Operacioni Forca e Ligjit godet në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ajo i ka dërguar formularin tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale të cilët kanë një afat 48-orësh për t’u përgjigjur.

Gazetarja Xhensila Kodra mëson se ata janë Denis Qordja, (Dervishi), Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra.

LEXO EDHE: Vrasje, gjoba dhe drogë: OFL mësyn në Shkodër, familjet që u goditën

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit.

Fotjon Manabej, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për shkak se ka qenë pjesëmarrës nga një organizatë kriminale.

Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik droge ndërkombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!