Salianji nga Korça: Jemi shpërndarë në terren për të dëgjuar problematikat

schedule15:48 - 13 Maj, 2020

schedule 15:48 - 13 Maj, 2020

Ish-deputeti, Ervin Salianji nga Korça bën me dije se sot janë mbledhur strukturat e PD për monitorimin e situatës së pandemisë.

Salianji shprehet se janë shpërndarë në terren për të dëgjuar të gjitha problematikat.

“Duke shfrytëzuar faktin që qarku i Korçës është zonë e gjelbër kemi bërë mbledhjen e strukturave të PD në Korçë dhe jemi shpërndarë në terren për të dëgjuar të gjitha problematikat. Të fermerëve, biznesit dhe kryesisht fasonerive që kryesisht ose kanë mbetur pa punë ose kanë mbetur pa u paguar nga ana e pronarëve dhe padyshim. Dhe padiskutim shqetësimi më i madh vjen edhe nga bizneset të cilat janë të lidhura me shërbimet, me turizmin”, u shpreh Salianji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!