Një 37-vjeçar me iniciale R.M. në Maliq të Korçës është arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij 18-vjeçare.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Ngacmim seksual”. Abc News mëson se ka qenë 18-vjeçarja ajo që ka denoncuar të atin.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë./abcnews.al