Milani me “gjak të ri”, kush janë të piketuarit në merkato

schedule08:59 - 13 Maj, 2020

schedule 08:59 - 13 Maj, 2020

Milani do të pësojë ndryshime dhe në kampin kuqezi po mendojnë të bëjnë disa përforcime. Një nga dëshirat e mëdha është mesfushori Dominik Szoboszlai, hungarezi i talentuar i RB Salzburg. Për të interesohen edhe klube të tjera, si Lazio, Dortmund dhe RB Leipzig.

Karta Ragnik do tentohet të përdoret nga kuqezinjtë, por mbetet të shihet se sa do të ofrojnë për kartonin e tij. Çmimi fillestar për hungarezin është 20 milion euro, por kërkesat e larta pritet ta kthejnë në një ankand dhe në këtë periudhë të gjitha klubet do të shtrëngohen në aspektin e shpenzimeve.

Veç lëvizjeve në hyrje, ka edhe në dalje. Davide Calabria, mbrojtësi i krahut të djathtë, pritet që të lërë klubin italian, pasi nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive të drejtuesve. Për të interesohen klube si Bologna dhe Fiorentina.

Nëse italiani largohet, atëherë te Milani kanë piketuar edhe pasuesin e tij. Denzel Dumfries, mbrojtësi i djathtë i PSV, është ai që u pëlqen kuqezinjve dhe palët kanë pasur kontakte që në muajin janar. Ai është nën kontratë deri në vitin 2023 dhe nuk dihet se sa kërkon PSV për kartonin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!