Kreu i PD, Lulzim Basha ka bledhur këtë mesditë në selinë blu aleatët. Prej javësh kryedemokrati Basha i ka kthyer në një rutinë takimet e tij me aleatët.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton nga selia e PD se takimi i sotëm është informues dhe vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik.
Sa i takon kësaj të fundit, opozita e ka shprehur objektivin e saj, ku kërkon që brenda 31 majit Reforma Zgjedhore të jetë e përfunduar. /abcnews.al