Alberto Aquilani dhe Michela Quattrociocche janë ndarë pas 12 vitesh me njeri tjetrin. Çifti ishte bashkë prej vitit 2008, ndërkohë që u martuan katër vite më pas. Ata janë prindër të dy vajzave dhe ndarja, sikurse edhe thonë ata, ka qenë e pashmangshme.
“Në këtë moment të vështirë do kishim preferuar heshtjen. Vendosëm të pajtohemi me njëri tjetrin dhe me shumë respekt të ndaheshim. Ishte një zgjedhje e ndërgjegjshme, e vuajtur, por e pashmangshme.
Do mbetemi të lidhur mes njëri-tjetrit dhe jemi krenarë si prindër, që kemi ndërtuar një familje të bukur me dy vajza të mrekullueshme, të cilat gjithmonë do të jetë në qendër të jetës sonë”, deklarojnë Alberto dhe Michela.
Aktorja dhe ish-mesfushori kanë pasur një lidhje solide, të paktën siç shikohej nga jashtë. Ndër të tjera pati edhe lajme për një fëmijë të tretë dhe lajmi i ndarjes ka qenë i papritur. Aquilani madje ka bërë edhe një portret të Michela në krah, por tani do të duhet të mendojë të jetojë me të. /abcnews.al