Dries Mertens do të nisë një aventurë të re sezonin e ardhshëm. Sulmuesi belg ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe ka vendosur për të mos rinovuar kontratën. Shumë klube e kërkojnë dhe 33-vjeçari nuk kërkon të nxitohet.
Ndryshe ndodh për Napolin, që ka dy preferenca për zëvendësuesin e Mertens. Të dy lojtarët janë pjesë e Atalantës dhe kanë shkëlqyer me skuadrën bergamaske. Il Mattino raporton se nënkampionët e Italisë pëlqejnë Josip Ilicic dhe Duvan Zapata.
Slloveni po zhvillonte sezonin më të mirë në karrierë deri para pezullimit të futbollit. Gennaro Gattuso e pëlqen shumë dhe e kërkon në skuadër. Interesim ka edhe për sulmuesin kolumbian. Aurelio De Laurentiis është penduar që e la të largohet në vitin 2017 dhe po përgatit një ofertë për ta rikthyer sërish në “San Paolo”. /abcnews.al


