Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka falenderuar të gjithë mjekt e infermierët ushtarakë të vendosur në çadrat e triazhit pranë QSUT për punën e vështirë në këto ditë pandemie. Xhaçka tha se falë punës së tyre është parandaluar infektimi i stafit mjekësor
“Një falenderim dhe përgëzim për punën qe keni bërë. Kjo punë ka parandaluar problemet që mund të ishin shkaktuar me infektimin e stafit mjekësor.
E di që nuk ka qenë e lehtë por fatmirësisht nuk kemi pasur probleme. Ju falenderoj për punë që keni bërë. Me punën, kurajon dhe profesionalizmin ja keni dalë të parandalon probleme të tjera. Shumë e admirueshme ajo që keni bërë”, shkruan Xhaçka./abcnews.al
https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/265652771255398/