Dy raste të reja janë konfirmuar këtë të martë në Krujë duke e çuar në 51 numrin e të infektuarve.
Gazetari Ahmet Zani raporton për Abc News se rastet e reja të konfirmuara janë 2 gra, familjarë të rasteve të mëparshme te infektuar me koronavirus.
LEXO EDHE: Sot rekordi në 8 javë, vetëm 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Shqipëri është 876 mes të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 682 të tjerë kanë fituar këtë betejë./abcnews.al