Riyad Mahrez, ylli i Manchester Cityt dhe i Algjerisë, ka folur në lidhje me Kupën e Afrikës, duke thënë se nuk merr vëmendjen dhe përkushtimin e duhur. Për këtë opinion të tij, mëngjarashi i “Cityzens” e ka shpjeguar qartë në deklaratën më të fundit.
“Ne duhet të organizojmë Kupën e Afrikës çdo katër vite, në verë. Kur u organizua në Egjipt, nuk ishte shumë temperaturë e lartë. Fakti që organizohet çdo dy vite dhe në dimër, është arsyeja pse futbolli afrikan nuk vlerësohet dhe nuk respektohet.
Ne largohemi dy muaj nga klubet tona dhe kjo gjë shton konkurrencën dhe më pas është shumë e vështirë të ruash një vend titullari”, sqaroi Mahrez. Ndoshta ylli i Manchester Cityt ka të drejtë, pasi disa nga futbollistët më të mirë në botë, janë nga kontinenti i vjetër./abcnews.al
? Riyad Mahrez: “We should have the African Cup every 4 years in the summer. It was great in Egypt, not too hot. Having it every 2 years and in the winter is the reason why African football is not respected. There’s a lot of competition when you leave your club for 2 months.” pic.twitter.com/J5RjmHDgVd
— Walid Ziani (@bylka613_) May 10, 2020