Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni. Kapiteni nuk ka pranuar të rinovojë kontratën (i përfundon në verën e vitit 2021) dhe klubi anglez do detyrohet ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero.
Sulmuesi nga Gaboni pëlqehet nga shumë klube evropiane, por dëshira e tij e madhe është kalimi te Real Madrid. E pret prej kohësh të luajë në “Santiago Bernabeu” dhe do të plotësonte një premtim që i bëri dikur gjyshit të tij të dashur.
“Ëndrra ime e fëmijërisë ka qenë të luaja me Real Madrid. Para se të vdiste në vitin 2014, i premtova gjyshit tim, i cili ishte nga Avila, 110 km larg Madridit, se do të luaja një ditë te Reali. Është e komplikuar, por kjo dëshirë qëndron akoma në një cep të kokës time”, deklaron Aubameyang. /abcnews.al
Pierre-Emerick Aubameyang: “My childhood dream? To play at Real Madrid. In 2014, before he died, I promised my grandfather who was from Avila, 110 kilometres from Madrid, I would play there. It will be complicated, but it sits in a corner of my head.”
Auba at Real. Discuss ? pic.twitter.com/PUOZBUzaUH
— Goal (@goal) May 10, 2020