Elseid Hysaj do të largohet këtë verë nga Napoli. Agjenti i tij u shpreh disa ditë më parë se shkodrani nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon verën e vitit 2021. Mario Giuffredi konfirmoi faktin që ka lajmëruar Napolin dhe presidentit De Laurentiis.
Klubi italian ka filluar të kërkojë për zëvendësuesin e lojtarit të kombëtares shqiptare. TMW raporton se i preferuari është Davide Faraoni. 26-vjeçari është pjesë e Hellas Verona dhe aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.
“Faraoni i pëlqen shumë Gattusos dhe Giuntolit (drejtorit sportiv), por Napoli duhet të shesë Hysajn përpara blerjes së tij. Faraoni është një nga kandidatët kryesorë për t’i zënë vendin shqiptarit”, deklaron Giuffredi, meanxheri i dy futbollistëve. /abcnews.al