VIDEO/ Nuk i del inati me Chiellinin, Felipe Melo hakmerret sërish

schedule16:16 - 10 Maj, 2020

schedule 16:16 - 10 Maj, 2020

Felipe Melo është ndjerë shumë nga keq nga fjalët e Giorgio Chiellinit. Me mbrojtësin ka luajtur dy sezone (2009-2011) te Juventusi dhe urrejtja mes tyre ka kapur kulmin. “Është dikush edhe më i keq se Balotelli, Felipe Melo, më i keqi i të këqijve. Nuk mund të qëndroj pranë njerëzve që tregojnë mungesë respekti, atyre që duan gjithmonë të jenë kontradiktorë.

Me ta përreth është gjithmonë e mundshme të nise një zënkë. Ai është një mollë e kalbur”, ka shkruar kapiteni i Juventusit në biografinë e tij. Reagimi i mesfushorit brazilian nuk mungoi, duke i kujtuar Chiellinit edhe dy humbje të pësuara. “Ai nuk ka fituar asgjë në rangun ndërkombëtar. Ndoshta nuk i kanë mjaftuar shuplakat në Stamboll dhe në Kupën e Konfederatave.

Kur isha në Torino, kurrë nuk kam shpërfillur askënd. Ky mbrojtës hiqet si fenomen, por vuan sukseset e të tjerëve dhe gjithnjë e bën në brekë nga frika. doshta ky mbrojtës është akoma i zemëruar me mua, sepse kur shkova te Galatasaray i morëm me shpulla dhe i eleminuam nga Champions League.

Ose sepse Interi ka fituar gjithçka dhe unë ndihem interist.  Më kujtohet edhe diçka tjetër. Mposhtëm 3-0 Italinë në Kupën e Konfederatave në vitin 2009, kompeticion që u fitua nga Brazili. Ndoshta vuan edhe për këtë”, deklaroi Melo gjatë ditë së djeshme.

36-vjeçarit nuk i ka rënë inati dhe sot ka postuar në “Instagram” një foto nga ndeshja Galatasaray-Juventus. Ishte dhjetori i vitit 2013, turqit fitonin 1-0 dhe bardhezinjtë e Contes eliminoheshin që në fazën e grupeve në Champions League. “Festoj akoma”, shkruan mesfushori i ashpër i Palmeiras, duke kujtuar sërish një humbje që i djeg Juventusit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!