Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Menemenspor i fiksuar me Shqipërinë, klubi turk tenton yllin e Bylis

schedule23:01 - 9 Maj, 2020

schedule 23:01 - 9 Maj, 2020

Menemenspor është fiksuar me futbollistët e Kategorisë Superiore. Klubi që garon në divizionin e dytë të futbollit turk, aty ku luajnë Gentian Selmani dhe David Domgjoni, ka hedhur sytë nga Bylis.

I preferuari është Saliou Guindo, sulmuesi nga Mali. 23-vjeçari ka shënuar 19 gola në 39 ndeshjet e zhvilluara në dy sezonet e fundit me skuadrën ballshiote, teksa është një nga lojtarët më të dalluar në Superiore.

Afrikani del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe Yeni Asir raporton se klubi turk pritet t’i ofrojë një kontratë. Emra të tjerë si Sherif Kallaku, Ernest Muçi, Redon Xhixha, Eraldo Çinari dhe Emiliano Bitri pëlqehen shumë nga Menemenspor. /abcnews.al

 

Saliou Guindo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!