Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “kërcënon” me protesta nëse tjetërsohet pronësia e TK-së: Ky do të jetë fundi i vërtetë

schedule17:37 - 9 Maj, 2020

schedule 17:37 - 9 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton vendimin e qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi te Bashkisë së Tiranës. Artistët thonë se ky Teatër tashmë është çështje europiane dhe jo lokale. Nga ana tjetër ata kërcënojnë me protesta para Bashkisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka quajtur vendimin e Këshillit të Ministrave për t’ja kaluar godinën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, një strategji për të miratuar shembjen e tij përmes Këshillit Bashkiak. Por ato shprehen të bindur se ky skenar do të rrëzohet, pasi është në kundërshtim me ligjin.

“E shoh si një fitore të jashtëzakonshme të qëndresës tonë. Kryeministri i cili dikur ka qenë Ministër Kulture tentoi ta shembte Teatrin Kombëtar, kryetar Bashkie po, kryeministër po, pra në thelb ky shpirt i lirë e detyroi këtë kryeministër të tërhiqet nga ligji special, ndaj është një fitore e madhe. Nëse nuk e bëri ky me gjithë këtë makineri si mund ta bëjë një kryetar Bashkie i votuar me ato vota që të gjithë e dimë si i ka marrë. Ku e ka këtë makineri që para se të shembë Teatrin Kombëtar të shembë shpirtin e kulturës, të rezistencës”, tha Budina.

Nëse Edi Rama dikur ka thënë: “S’keni parë gjë akoma, ne i themi se vërtet nuk ka parë gjë akoma. Ky do të jetë fundi, por fundi i vërtetë”, u shpreh ai.

Pas tërheqjes së kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar sipas tyre, p.

“Në vitet 2000-2002 kur ishte debati për Teatrin dështoi. Dështoi sepse ai që ishte iniciatori ishte pa pushtet politik. E njëjta gjë është edhe për Veliaj. Kostot, presioni apo dëmi që do të pësojë Kryetari i Bashkisë më këtë lloj “gjyleje që i kanë vënë në qafë” do të jetë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ervin Goci.

Ata janë të bindur se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ky vendim do të rrëzohet.

“Do të insistojmë shumë që të mos ketë asnjë veprim pa u shprehur Gjykata Kushtetuese”, u shpreh më tej Goci.

“Me “Europa Nostra” në marrim 80% të financimit për restaurim, çfarë problemi ka pushteti? Shteti shqiptar paguan 115 mijë euro për të qenë çdo vit anëtar të kjo organizatë”, tha më tej Edmond Budina.

Artistët dhe shoqëria civile thonë se do t’i rikthehen protestave para Bashkisë.

“Ne do të organizohemi me një protestë të madhe para Bashkisë, do ti shkojmë ne atje për ta nxjerrë nga zyra”, u shpreh Budina.

Ata nuk heqin dorë nga restaurimi dhe kauza e tyre.

“Suksesi i kësaj kauze janë restaurimi dhe burgosja mbi këto shkelje të rënda të bëra ndaj Teatrit. Shpëtimin e Teatrit e konsiderojmë histori të mbyllur”, u shpreh ndër të tjera Ervin Goci.

Aleanca kujton se prej 24 marsit Teatri është nën mbrojtjen e “Europa Nosta” me 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë, duke shtruar se në harkun e pak ditëve, ekspertët e saj do vijnë të merren me restaurimin e godinës./abcnews.al