Pensionistët janë duke e përjetuar në mënyra të ndryshme karantinën, e cila tashmë ka hyrë në javën e 9 të saj. Edhe pse qeveria ka filluar me lirimin e masave gjatë ditëvë të fundit, karantina për ata vijon të jetë e vështirë.
Mirëpo, disa prej tyre e kanë marrë me sportivitet duke bërë edhe batuta në lidhje me mënyrën se si po e kalojnë karantinën në shtëpi.
Një pensionist i intervistuar nga grupi i xhirimit të Abc News në Tiranë tha se kishte bërë konkurs gatimi me bashkëshorten gjatë karantinës. /abcnews.al