Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi i çuditshëm, objektivi i Milanit lëndohet gjatë stërvitjes në shtëpi!

schedule17:55 - 8 Maj, 2020

schedule 17:55 - 8 Maj, 2020

Milani e kërkon për repartin e sulmit dhe vazhdon negociatat për të arritur një akord me të dhe Realin e Madridit. Flasim për Luka Jovic, të cilin e lidhin zërat e merkatos me një transferim në Serie A. Klubi spanjoll pagoi 60 milion euro verën e kaluar tek Eintracht Frankfurt dhe transferoi 23-vjeçarin në La Liga.

Aventura iberike nuk ka shkuar mirë për lojtarin serb, i cili ka shënuar vetëm dy gola në 24 ndeshje të zhvilluara. Në fillim të javës u rikthye në Madrid dhe po përgatitej për të rinisur stërvitjen me skuadrën e Zidane. Ai duhet të presë për diçka të tillë, pasi do të qëndrojë disa javë pushim.

Corriere dello Sport raporton se lojtari është lënduar duke u stërvitur në kushtet e karantinës. Jovic ka dëmtuar thembrën e këmbës së djathtë në shtëpinë e tij. Një dëmtim i çuditshëm dhe fatal, teksa tani do të nisë fazën e rikuperimit, që do të zgjasë disa javë të mira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!