Profesionalizmi i mjekëve të Spitalit Amerikan 3 në Tiranë është pasqyruar dhe në mediat serbe. Gazeta më e madhe në Serbi, Blic, i ka kushtuar një shkrim trajtimit të një 63 vjeçare e cila pësoi goditje në tru. Me herët në Spitalin Amerikan 3 janë trajtuar me sukeses dhe shtetas grek, ukrainas dhe francezë.
Jelena mjekja anesteziste serbe në pension dhe bashkëshorti i saj po pushonin në Sarandë rreth nje muaj më parë. Gjithçka po shkonte mirë deri më 15 prill kur 63 vjeçarja pësoi një goditje të fortë në tru.
Shqipëria ndodhej në izolim në kushtet e pandemisë së koronavirusit dhe marrja e një ndihme të specializuar ishte e vështirë aq më tëpër për një çift të huajsh.
Megjithkëtë mjekët e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë i erdhën në ndihmë me shpejtësi 63 vjeçares ndërsa ngjarja u publikua në gazetën më ta madhe serbe. Ja çfarë thotë për Blic, Ana vajza e çiftit serb.
“Mami u transportua me autoambulancë në Tiranë, në Spitalin Amerikan 3. Të nesërmen, ajo iu nënshtrua një procedure që izoloi atë pjesë të enës së gjakut dhe parandaloi gjakderdhjen e mëtejshme në tru. Mjekët janë jashtëzakonisht profesionistë dhe mbi të gjitha, njerëz të mirë. Kujdesi që ata japin është i shkëlqyeshëm në çdo kuptim. Duke pasur parasysh se në Shqipëri janë vendosur masa rigoroze për të luftuar koronavirusin, babi nuk mundi të sistemohet diku. Spitali i mundësoi një dhomë ku ai qendroi gjatë gjithë kësaj kohe. Megjithëse ai nuk kërkon asgjë, ata shpesh e pyesi nëse ka nevojë për diçka dhe i kujtojnë që janë atje,” ka thënë vajza e 63 vjeçares.
Tashmë gjendja shëndetësore e Jelenës është më e mirë dhe bashkëshorti i saj na tregon se do të nisen drejt Serbisë.
“Ajo shpenzoi tre javë në spital dhe gjendja e saj tashmë është stabël dhe ne presim që të vijë ambulanca nga beogradi për ta transferuar. Falenderoj mjekët për kujdesin dhe për mikpritjen që na bëri”, ka thënë bashkëshorti i 63 vjeçares..
Mjeku anestezist reantimator në Spitalin Amerikan 3 Rudin Domi na tregon se sukesesi në trajtimin e këtij rasti u arrit falë ndërhyrjes në kohë dhe bashkëpunimit mes një grupi specialistësh.
“Pas certifikimit të diagnozës u krye dhe procedura që është embolizim i një anorizme intagraniale. Proceduara përfundoi pa probleme, kujdesi ishte maksimal bazuar në të dhënat më të fundit të literaturës dhe në linjëudhëzuesit e shoqatave ndërkombëtare dhe situata është stabël dhe sigurisht ka rikuperuar dhe funksionet që i kishte para se të mbërrinte në spital. Transferimi në një qendër të specializuar ku kryen këto procedura brenda kohehe të caktuar është jetëshpëtuese dhe po aq e rëndesishme sa kryerja e kësaj procedure”, është shprehur mjeku Domi.
Prej një viti tashmë në Spitalin Amerikan tre po funksionon Qendra e Strokut ku një zinxhirë i organizuar mjekësh ofrojnë ndihmë për pacientin pa humbur kohë, nga vendi ku ai ndodhet, në sallën e operacionit apo në terapinë intensive. /abcnews.al

