Heung-min Son, pas tre javësh shërbim në ushtrinë e Koresë së Jugut, do të jetë i lirë për t’u kthyer në Angli, aty ku klubi i Tottenham e pret me padurim. Sulmuesi koreano-jugor nuk mund të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili është 18 muaj, por u favorizua nga fakti se fitoi medaljen e artë me kombëtaren e tij në Lojërat Aziatike.
Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes. Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë.
LEXO EDHE: FOTO | Heung-min Son ushtar, ylli i Tottenham fotografohet me uniformë
Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij. Sulmuesi i Tottenham bëri një foto me përshëndetje “gati-tu” kur u largua nga ushtria./abcnews.al