Curri: Mamasë desh i pushoi zemra, pata probleme në punë prej lajmit fals

schedule18:38 - 7 Maj, 2020

schedule 18:38 - 7 Maj, 2020

Skerdilajd Curri e ka zhvilluar karrierën e tij futbollistike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ish-lojtari i Besës së Kavajës dhe Partizanit, ka provuar edhe emocionet e aktivizimit me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e mbajti veshur dy herë.

Tek Erzgebirge Aue luajti 9 sezone dhe pak ditë më parë u bë një gabim në media me emrin e tij, duke u përfolur për infektim me koronavirus. “Nuk e di nga doli ai lajm, por u përhap shumë shpejt. Mamasë sime për pak sa nuk po i pushonte zemra, pasi ishte e shqetësuar.

Duhet bërë shumë kujdes për shpërndarjen e informacioneve”, deklaron ish-mesfushori ofensiv për “Fan Zone” në Supersport. Diçka e tillë i shkaktoi probleme, teksa Curri flet edhe për rifillimin e futbollit në Gjermani. “M’u larguan nga puna shumë njerëz pasi panë atë lajm.

Unë nuk kam dëgjuar deri tani që nga Aue Erzebirge të ketë ndonjë rast të keq. Është vendosur edhe rikthimi i kampionatit në Gjermani, megjithëse kishte edhe nga ata që ishin kundër”, thekson 44-vjeçari nga Kavaja. /abcnews.al