Ndërkohë që futbolli në Angli vazhdon të jetë i pezulluar, Mohamed Salah, ka zgjedhur të bëjë diçka të re në këtë periudhë karantine. Sulmuesi i Liverpool ka postuar një video në “Instagram”, ku shfaqet duke rrepuar për një reklamë për “Exxon Mobile”.
Edhe pse egjiptiani shkëlqen më shumë në fushën e lojës, duket se ka dhe aftësi për të kënduar.
Kënga është në gjuhën arabe dhe Salah është një nga personat më me influencë në Egjipt, prandaj shfaqet shpesh në reklama apo mesazhe senzibilisuese. /abcnews.al
https://twitter.com/fakerealmartin1/status/1257307849597673474?s=20