Holanda e ka ndarë mendjen: deri më 1 shtator nuk do të ketë futboll. Qeveria e miratoi para pak kohësh dekretin, ndërkohë që kampionati i këtij sezoni u mbyll para kohe, pa një ekip kampion. Polemikat në fakt kanë qenë të shumta dhe në vazhdim do të ketë edhe gjyqe.
Gjithsesi në Holandë e kanë mendjen të kalojnë këtë situatë të vështirë pandemie dhe tashmë raportohet se qeveria holandeze nuk do të lejojë asnjë organizim të madh, deri në daljen e vaksinës për COVID-19.
Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndeshje me tifozë nga shtatori e më pas dhe kjo mund të zgjatë për një vit. Gjithsesi duhet pritur se si do të shkojë puna e shkencëtarëve, që po punojnë në gjetjen e vaksinës që do të parandalojë infektimin e njerëzve nga koronavirusi. /abcnews.al