Marash Kumbulla vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur në merkato. Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Hellas Verona, me klubin italian që kërkon 30 milion euro për ta lënë të lirë. Inter dhe Napoli, interesohen prej kohësh për 20-vjeçarin dhe po negociojnë për blerjen e tij.
Garës për djaloshin nga Malësia e Madhe, i është bashkuar edhe një tjetër skuadër e Serie A. La Nazione raporton se Fiorentina po pret një sinjal nga Verona, për të kuptuar nëse është e mundur të nisin negociatat në lidhje me Kumbullën.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira falë marrëveshjes së arritur për kalimin e Amrabat në Firence. Gjithsesi, Fiorentina ofron deri në 20 milion euro për kartonin e lojtarit të kombëtares shqiptare, teksa nuk përjashtohet përfshirja e ndonjë lojtari në këtë operacion. /abcnews.al