Presidenti Meta ka reaguar për konkluzionin e raportit të Freedom House në lidhje me demokracinë në vend.
Ky raport ka kritikuar ashpër Shqipërinë duke theksuar ka rënie në qeverisje demokratike dhe ne procesin zgjedhor.
“Udhëheqësit në Ballkan sulmojnë haptaz institucionet demokratike”, raportoi Freedom House.
Reagimi i Presidentit Meta
“Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.
? DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS
Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve”./abcnews.al