Një Ksamil ka ndodhur një përplasje për hapësirën e plazhit gjatë ditës së djeshme. Mësohet se tre anëtarë të tre familjeve janë përplasur me armë të ftohta dhe për pasojë të plagosur kanë mbetur tre persona.
Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, ndërsa tre të tjera kanë përfunduar në spital për shkak të një konflikti në Ksamil. Bëhet fjalë për familjen Pollo dhe Zufaj të cilat janë në konflikt interesi për pronat.
Gazetarja Silvi Sulaj tha për “ABC News” se konflikti ka nisur që nga viti 2016 ku edhe i janë drejtuar gjykatave, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Gjendja shëndetësore e të plagosurve është duke u përmirësuar, njofton gazetarja.
Ndërkohë që 3 të plagosurit Flamur Pollo, Ilia Lula dhe Petro Lula janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë bëhet e ditur gjithashtu se policia e Sarandës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pas ngjarjes së rëndë në Ksamil. I arrestuari është D. Z., 34 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur E. C., K. Z. dhe A. R. /abcnews.al/