Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr mes djemve, pastaj futen prindërit në Dibër: Dy persona nisen me urgjencë në spital

schedule09:26 - 6 Maj, 2020

schedule 09:26 - 6 Maj, 2020

Policia e Dibrës ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Këta persona janë konfliktuar me dy të tjerë duke i lënë të plagosur.

Në sherrin mes tyre janë përfshirë edhe prindërit e të plagosurve duke bërë që sherri të kthehet në një konflikt serioz.

Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar, fillimisht kanë hyrë në banesën e të plagosurve, në të cilën ka ndodhur konflikti.

Banorët fqinjë me të plagosurit kanë njoftuar policinë për konfliktin që ishte duke ndodhur, kjo ka bërë që policia të vihet menjëherë në lëvizje duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 personave ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Limjan dhe motivi i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim policor 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Limjan po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja të rënda.

Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!