Basir Çollaku: OFL bën xhiro në unazë, institucionet e drejtësisë së re janë politizuar

schedule08:56 - 6 Maj, 2020

schedule 08:56 - 6 Maj, 2020

Analisti Basir Çollaku në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi u shpreh se krimi në vend nuk është menaxhuar, sipas tij institucionet nuk kanë treguar kujdes dhe efikasitet përballë kësaj situate.

Çollaku: OFL bën xhiro unazës vetëm për ti mos i rënë në thelb organizatave kriminale. Pasuritë dhe aktivitet e tyre dihen. Nuk kam parë një angazhim serioz nga ana e OFL-së.

I ndalur te sistemi i drejtësisë Çollaku tha se është në karantinë. Gjithashtu ai theksoi pas kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, është kryeministri i vendit.

Shumica e vendime që marrin institucionet e drejtësisë jepen nga qeveria,  shumica e çështjeve u shkojnë të gatshme. Institucionet e drejtësisë së re janë politizuar.