Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, ndërsa tre të tjera kanë përfunduar në spital për shkak të një konflikti në Ksamil. Bëhet fjalë për familjen Pollo dhe Zufaj të cilat janë në konflikt interesi për pronat.
Gazetarja Silvi Sulaj tha për “ABC News” se konflikti ka nisur që nga viti 2016 ku edhe i janë drejtuar gjykatave, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Gjendja shëndetësore e të plagosurve është duke u përmirësuar, njofton gazetarja.
Lexo edhe: Konflikt me thika e sende të forta mes 2 familjeve në Ksamil, 3 të plagosur
Ndërkohë që 3 të plagosurit Flamur Pollo, Ilia Lula dhe Petro Lula janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës./abcnews.al