Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e quajtur quajtur Bishtit i Kalldrëmit në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një fëmijë i moshës 8-vjeç.
Sipas policisë 8-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka nga përplasja e fortë ka thyer njërin krah.
Ndërkohë shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë fëmijën e dëmtuar në vend. Dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje kanë mundur të mësojë vetëm llojin e makinës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit./abcnews.al