Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’e kisha menduar që do luaja te Bayerni, super nëse mbyll karrierën këtu”

schedule19:37 - 5 Maj, 2020

schedule 19:37 - 5 Maj, 2020

Thiago Alcantara është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2013 dhe do të vazhdojë të luajë akoma me kampionët e Gjermanisë. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por Bild raporton se drejtuesit dhe lojtari kanë arritur akordin për rinovimin e saj.

29-vjeçari ndihet për mrekulli te skuadra bavareze dhe flet rreth së ardhmes për La Vanguardia. Braziliano-spanjolli mund ta mbyllë karrierën në te Bayerni, diçka e tillë e intrigon, por kjo dëshira varet nga shumë shkaqe.

LEXO EDHE: Bayern blindon edhe një yll, tani radha e Manuel Neuer

Ndodhem në Mynih prej rreth 8 viteve dhe kurrë nuk e kisha menduar se do të luaja në futbollin gjerman. E kam të vështirë t’i përgjigjem pyetjes nëse do ta mbyllja karrierën këtu, sepse ka disa gjëra që duhet të shkojnë në drejtimin e duhur.

Për shembull, unë duhet të vazhdoj të luaj në nivele shumë të lartë dhe klubi nuk duhet të kërkojë një lojtar të gjatë 1.90 m, i cili luan në të njëjtin rol me mua. Në çdo rast, Bayerni do të ishte klubi i mrekullueshëm për mbylljen e karrierës”, thekson Alcantara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!