Klaus Gjasula është gati të rikthehet në fushën e blertë. Mesfushori dhe kapiteni i Paderborn, ka sqaruar situatën në futbollin gjerman në lidhjen e bërë me emisionin “Studio Sprint” në ABC News.
“Luftëtari i mesfushës ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin e Bundesligës. Gjermania i pëlqen, por nuk e përjashton një lëvizje jashtë. Në fund kombëtarja. 30-vjeçarit i mungon shumë, shpreson të normalizohet situata dhe të rikthehet ta veshë fanellën kuqezi.
RIFILLIMI I BUNDESLIGËS – “E dimë që nesër do të vendoset, nëse do të rinisë në datë 15. Duket që janë gati të japin lejën. Në fund të javës do të shkojmë të gjithë futbollistët e kampionatit gjerman në hotel, në karantinë, që të mos kemi kontakte me njerëzit e tjerë. Testet i bëjmë dy herë në javë, shumica e lojtarëve nuk janë prekur. Ato që janë prekur, rreth 10 vete, do qëndrojnë në shtëpi, nuk do të stërviten me skuadrën”.
SITUATA – “Nuk jam mësuar të rri gjithë ditën në shtëpi. Ndjesi e mirë që rinisi stërvitja. Është jeta jonë, është gjë e bukur, por shëndeti është më i rëndësishmi”.
KAMPIONATI – “Do bëhet e vështirë, ndeshjet do kthehen pas një muaji e gjysmë. Duhet të ruash veten, të kesh kujdes dhe do ketë ndërrime më shumë të lojtarëve sesa përpara”.
E ARDHMJA – “Unë, deri tani, isha me mendjen ta mbyll me Paderbornin. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë pas koronavirusit, sa lekë do ketë, kur do luhet sezoni i ardhshëm. Është e vështirë, por brenda 2 javësh do mësoj më shumë. Zoti e di se kur do të vazhdojë rrugë. Është bukur të luash në Gjermani, kam gjithë jetën këtu, kampionati është i fortë, por do shoh edhe mundësitë e tjera. Nuk mund të them që nuk do shkoj në shtete të tjera, do vendos me familjen time për të ardhmen”.
KOMBËTARJA – “Nuk kemi folur me trajnerin, por me Bulkun edhe 2-3 të tjerë nga stafi. Kombëtarja na mungon dhe ishalla bëhet gjithçka si më parpara, që të vijmë në kombëtare dhe të vazhdojmë ndeshjet”. /abcnews.al