Edhe pse në të njëjtën shtëpi Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qasje të ndryshme për mënyrën se si shqiptarët duhet të sillen përballë rrezikut të Covid-19.
Në qëndrimin e tij publik, Ilir Meta i kërkoi gazetarëve të mbajnë distancë fizike si mënyrë për tu ruajtur nga koronavirus. Por ndryshe e mendon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
“Në përgjithësi meshkujt janë më frikacak se gratë.kjo vjen dhe si rezultat pasi Zoti ja ka dhënë gruas që të bëhet nënë. Edhe kur bëhet fëmija burri 5 minuta e ka gruaja e ka 9 muaj që e mban dhe e rrit kështuqë mos u shqetësoni, kështu është edhe çështja e koronavirusit”, ka thënë Kryemadhi.
Përtej batutave, kryetarja e LSI foli për një krizë të thellë ekonomike me të cilën qytetarët po përballen. Shqetësim të njëjtë pas mbledhjes me kryetarin e opozitës Basha shprehën edhe Mediu e Duka.
“Sot që flasim janë 60 mijë shqiptarë që kanë humbur vendet e punës në vetëm dy muaj, që do të thotë që kanë ose nuk kanë fare ushqim në tryezat e tyre. Sot janë 1 miliardë e gjys euro që janë të humbura nga ekonomia shqiptare, që nga momenti e shpalljes së paligjshme të situatës së jashtëzakonshme dhe deri më sot dhe do të jetë akoma dhe më e madhe humbja ekonomike”, ka theksuar kryetarja e LSI-së.
24 orë para se Kuvendi të shqyrtojë propozimet e opozitës për reformën zgjedhore, Lulzim Basha mblodhi aleatët e tij. Opozita është e bindur se e ka përmbushur misionin e saj me alternativat që ka dhënë dhe tani pret dritën jeshile të socialistëve për të përmbyllur reformën zgjedhore.
“Për fat të keq në shqipëri për shkak të marra nga qeveria, gjendja do të jetë akoma më e rëndë, biznesi është cënuar dhe mund të cënohet edhe më shumë”, tha Mediu
Ndërsa Duka ka theksuar se në të dy paketat që ne jemi mësuar ti quajmë Rama 1 dhe Rama dy, bujqësia dhe agroindustria nuk preken fare.
Pas pauzës së imponuar nga vetizolimi, opozita ka vendosur t’i rikthehet aksionit të saj politik ku pavarësisht kohës së pamjaftueshme kërkesa për zgjedhje të parakoshme do të artikulohet.
Mediu është shprehur se opozita është dhe ka bërë propozimet e vete për reformën zgjedhore dhe i takon qeverisë që të japë përgjigje.
“Për secilën pikë ne kemi dhënë propozime tona, nga 5 propozime madje që nëse sju pëlqen e para të kalojnë te të tjerat. Me thënë të drejtën as fëmijëve nuk ju shkojmë pas havazit me plotësimin e dëshirave, PS-së i kemi dhënë 5 dëshira si opozitë”, ka theksuar Kryemadhi./abcnews.al