U arrestua se theu karantinën, “ish”-i i Neymar zbulon të vërtetën

schedule12:20 - 5 Maj, 2020

schedule 12:20 - 5 Maj, 2020

Bukuroshja kroate, Sara Vucelic, është detyruar të mohojë çdo lajm të që raportonte arrestimin e saj, për shkak se ka thyer rregullat e karantinës. Emri i Vucelic, që ka qenë e dashura e Neymar, u lakua shumë në mediat rozë mbrëmë, që konfirmonin arrestimin e saj.

Por, modelja e “PlayBoy” ka mohuat gjithçka, duke thënë se ka pasur keqkuptime për shkak të një targe makine, pasi ajo nuk ka dalë për asnjë moment nga shtëpia e saj në Borje (fshat në Kroaci). Makina e cila është ndaluar, ka pasur në timon një grua italiane, raportoi më vonë policia e Zagrebit.

Sara Vucelic është një ndër modelet më të njohura në botë, pasi ka plot 9 vite si pjesë e pandarë e revistës “PlayBoy”. Lidhja e 33 vjeçares me Neymar, nuk ishte shumë e gjatë dhe për asnjë moment, as vetë Sara, dhe as Neymar, nuk e kanë pranuar publikisht. /abcnews.al

Sara Vucelic