Kim Jong-un mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për një qëllim të mbrapshtë

schedule09:40 - 5 Maj, 2020

schedule 09:40 - 5 Maj, 2020

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un mendohet se mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për të vënë në provë besnikërinë e rrethit të tij të brendshëm.

Sipas asaj që u tha në Sky News Australia, Kim Jong-un hapi fjalët që mund të kishte humbur jetën në mënyrë që të ekspozonte tradhtarët e mundshëm që po shpresonin të merrnin fuqi nga “vdekja” e liderit.

Gjatë javëve të fundit, diktatori 36-vjeçar nuk është dukur fare në publik dhe më pas nisën që të qarkullonin teori sipas të cilave Jong-un kishte humbur jetën gjatë një operacioni në zemër që kishte shkuar keq.

Teoritë që qarkullonin për vdekjen e liderit të Koresë Veriore u shuan pasi partia publikoi foto të tij duke inaguruar një fabrikë. James Morroë u shpreh për shikuesit australianë se Kim Jong mund të ketë qenë duke ndjekur një “manovër klasike Staliniste” për të parë sesi do të ishte përgjigja e publikut.

Tani besohet se udhëheqësi do t’i përdorë përgjigjet nga periudha e tij e gjatë e mungesës për të filluar “pastrimin” e atyre që ai beson se mund të kishin përfituar nga situata. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!