‘Fenomeni’ një president shembull, zbuloni çfarë bën për tifozët e tij

schedule16:19 - 4 Maj, 2020

schedule 16:19 - 4 Maj, 2020

Ronaldo Fenomeni ishte shumë i sukseshëm si futbollist, madje konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë të gjitha kohërave. Braziliani nuk mund të qëndronte larg futbollit dhe tashmë, është president i klubit të La Ligas, Real Valladolid.

Në Spanjë, po planifikohet që pjesa e mbetur e sezonit, të luhet pa praninë e tifozëve, duke parë rrezikun që shfaq përhapja e Koronavirusit. Si pasojë, do të “dënohen” drejtpërdrejt tifozët që kanë blerë abone sezone.

Por, Ronaldo Fenomeni ka menduar dhe për këta tifozë dhe në rast se ndeshjet do të vazhdojnë pa tifozë, do të rimbursojë të gjithë tifozët që kanë abone sezonale. Ronaldo dhe Real Valladolid janë të parët në La Liga që e bëjnë diçka të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!