Nga Zachary B. Wolf, CNN
Si qeveritë kanë arritur të vëzhgojnë distancimin shoqëror gjatë pandemive të mëparshme?
CNN zhvilloi një intervistë me Rebecca Messbarger, një profesore italiane dhe drejtoreshë e programit Medical Humanities në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis për distancimin shoqëror nga Murtaja e Zezë deri më tani.
Mënyra së si njerëzit ia dalin, sillen apo reagojnë ndaj distancimit shoqëror mbetet e njejta.
Abcnews.al ju sjell në shqip intërvistën e plotë
Distanca sociale e shkollës së vjetër
CNN: Pandemitë nuk janë diçka e re në historinë botërore. Tani të gjithëve na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të ndalojmë pëhapjen e virusit.
Si është praktikuar distanca sociale gjatë pandemive të mëparshme?
RM: Pra, së pari, karantina vjen nga termi karantinë veneciane e shekullit XIV, e lidhur me fjalën dyzet, quaranta, e cila ishte një periudhë e rëndësishme kohore biblike (Moisiu dhe Elia dhe Krishti që agjëruan 40 ditë) gjithashtu kjo shënoi edhe periudhën prej 40-ditësh izolimi të anijeve që do të vinin në Venecia. Ekuipazhi, kafshët dhe produktet që ndodheshin në anije do të dërgoheshin në një ishull larg Venecias dhe do të qëndronin aty 40 ditë derisa të vërtetohej që nuk kishin asnjë sëmundje ngjitëse.
Ka shumë shembuj të historisë që tregojnë imazhin e asaj që ne po përjetojmë sot.
Boccaccio e kornizon veprën e tij “The Decameron”, shkruar në 1351, me periudhën historike të murtajës së vitit 1348 që ai kishte përjetuar në vendlindjen e tij në Firence, ku vdiqën më shumë se gjysma e vendit, përfshirë babanë dhe njerkën e tij.
Ky nivel vdekshmërie kaq i lartë, vrau 40-60% të popullsisë së Europës. Një nga pjesët më të paharrueshme të rrëfimit të Boccaccio për murtajën që goditi Firencën, është përshkrimi i tij për 4 mënyrat si reagoi njerëzimi gjatë kësaj pandemie.
1.Izolimi: “Ata u izoluan në shtëpi apo komunitete ku nuk kishte të sëmurë, dhe jetuan një jetë të veçantë dhe të izoluar nga të tjerët duke shmangur çdo lloj luksi.”
2.Sjelljet djallëzore: Ata frekuentuan vendet publike … ditë e natë taverna, duke pirë dhe duke mos respektuar rregullat.
3.Rruga e Mesme: “Disa nuk i përkisnin asnjërës nga rastet e mësipërme, por ndoqën një rrugë të mesme duke jetuar me kufizime dhe liri,
4.Për Boccaccio, përgjigjja më e tmerrshme që dha njerëzimi në atë kohë ishte braktisja e e të afërmëve në momentin që ata kuptuan se asnjë ilaç nuk mund ta mposhte sëmundjen dhe kështu ata “shkretuan qytetin e tyre, shtëpitë e tyre, vëllai u braktis nga vëllai, nipi nga xhaxhai, vëllai nga motra dhe shpeshherë burri nga gruaja … baballarët dhe nënat arritën në atë pikë sa braktisën fëmijët e tyre.
Por veç rasteve ekstreme kemi dëgjuar edhe anë pozitive të karantinimit, si frymëzimet e mëdha artistike.
Shekspiri gjatë karantinimit ka shkruar “Macbeth” dhe “King Lear”.
Një libër i mrekullueshëm me titull ” Viral Modernism”, The Influenza Pandemic and Interwar Literature” nga Elizabeth Outka flet për ndikimin dramatik të pandemisë së gripit të 1918-1919 në shkrimet e TS Eliot (sipas Outka, sëmundja e tij me grip ndikoi në poezinë e tij ” The Waste Land ”)’
Virginia Woolf (ajo pati probleme në zemër nga gripi, por shkruajti perla si: ” On Being Ill Ill “, dhe romanin” Zonja Dalloway “) dhe William Butler Yeats, poezia e së cilës” Second Coming” “u shkruajt gjatë kohës kur ai kishte sëmurë dhe gati në vdekje gruan e tij nga pandemia e gripit.
Pra, arti duket se gjithmonë ka ndihmuar në përballjen e pandemive apo izolimit.
Ne gjithashtu vëmë re mënyrën si arti ndryshoi në vitet ’80, një përgjigje ndaj pandemisë HIV / AIDS. Shpesh imazhet grafike të sëmundjes dhe vdekjes i kanë përballur njërëzit me një realitet që mund të ishte fshirë nga karantina dhe distancimi social.
Dhe në mendje më vinë artistë të tillë si: “David Kirby on his Deathbed” nga Theresa Frare’s apo David Wojnarowicz’s “Untitled (Face in Dirt)” or “Silence = Death” self-portrait.
Karantinimi në histori
CNN: “Decameron”(është një përmbledhje e njëqind tregimeve të shkurtra alegorike të shkruara rreth vitit 1353 nga autori, poeti dhe studiuesi italian Giovanni Boccaccio) është publikuar në Itali, një vend që është prekur shumë nga koronavirusi.
Por në atë kohë njerëzit e kanë shmangur murtajën. Dhe libri ka të bëjë me njerëzit që tregojnë histori me njëri-tjetrin në një vilë pasi i janë shmangur sëmundjes.
A është i njëjti izolim që po dëgjojmë edhe sot?
RM: Po, unë mendoj se premisa e “Decameron” është distancimi shoqëror, ose “izolimi”.
Dhjetë fisnikë të rinj, 7 gra dhe 3 burra, braktisin Firencën duke ikur në një vilë jashtë qytetit në Fiesole në një fshat toskan. Ata mblidhen në hije gjatë ditës për të hequr mendjen nga vdekja dhe sëmundja dhe i tregojnë njëri-tjetrit tregime gjatë dhjetë ditëve izolim-, më tepër tregime me humor, por edhe ato tragjike dhe morale. Shumica prej nesh sot i realizon këto tregime me anë të teknologjisë.
A është i barabartë izolimi duke treguar histori njësoj më izolimin që sot përdorim teknologjinë?
CNN: Për italianët mesjetarë, a ishte “The Decameron” njësoj me aplikacionin Zoom që përdoret gjërësisht sot?
RM: Është interesante, Boccaccio ia ka kushtuar punën e tij grave që rrinin në shtëpi të izoluara për shkak të disa normave që kufizonin liri-daljen e tyre. Ai u ka ofruar atyre këto 100 histori të larmishme me seks, mashtrime, argëtime në Kishën Katolike dhe humor të bukur për atë jetë që ato nuk mund ta shijonin dot për shkak të kufizimeve.
Do të thoja që tingëllon shumë e ngjashme me ato që shumë prej nesh janë duke parë në Netflix dhe duke dëgjuar podcast. Historitë përqendrohen gjithashtu në pasuri – fituesit dhe humbësit.
Pabarazia, atëherë dhe tani
CNN: Ekzistojnë gjithashtu disa të përbashkëta sepse disa janë njerëz relativisht të pasur në “ The Decameron”.
Sot nuk janë të gjithë të pasur që të qëndrojnë në shtëpi dhe thjesht të përdorim shërbimin në shtëpi për ato çfarë kanë nevojë.
RM: Po, a nuk do të na pëlqente të gjithë të karantinoheshim në një vilë në fshat të Toskanës?
Karantina e rehatshme është gjithmonë privilegj i një pakice të zgjedhur. Shumica e njerëzve nuk mund të ikin, por duhet të jetojnë dhe të punojnë në mes të krizës. Megjithatë, në histori, strukturat sociale dhe ekonomike kanë ndryshuar rrënjësisht pas një pandemie dhe një vdekshmërie të lartë. Kjo ka nënkuptuar si inflacion të lartë ashtu edhe fuqi më të madhe ekonomike për punëtorët e pakualifikuar që kanë qenë të punësuar për periudha të shkurta.
CNN: A ka ndonjë vepër tjetër të vjetër që do ta përfshinit?
RM: Unë mendoj se “The Betrothed” (1827) e Alessandro Manzoni është një roman i mrekullueshëm – studentët e mi e dashurojnë atë.
Është shkruar gjatë murtajës së vitit 1630 në Milano, flet për historinë e dy të rinjve të varfër të dashuruar të cilët përfshihen në kaosin e murtajës dhe në të gjithë romanin flitet për sakrificën që ata kalojnë për të gjetur njëri-tjetrin. Është qesharake, tragjike dhe befasuese dhe tregon të gjitha anët – të mira dhe të këqija- të njerëzimit në një katastrofë.
” A Journal of the Plague Year” e Daniel Defoe (1722) është një tregim shumë realist i së njëjtës epokë murtaje të rrëfyer nga Manzoni, por ngjarjet zhvillohen në Londër.
Shtylla e informacione të rreme
CNN: Sot kemi probleme me shpërndarjen e informacioneve të rreme.
Po supozoj se ata nuk kishin një infrastrukturë të mirëfilltë qeveritare (dhe sigurisht jo një departament shëndetësor) për pandemitë e mëparshme. Si janë shpërndarë informacionet? Si e dinin njërëzit që ata ishin të sigurt në shtëpitë e tyre?
RM: Pandemitë e hershme në histori, për shembull, pandemia e gripit në vitin 1918, ka përfunduar në vdekshmëri masive (shpesh pas valëve të dyta dhe të treta). Gripi i 1918 vrau më shumë njerëz sesa Lufta e Dytë Botërore. Fatmirësisht, vendet sot po përpiqen të shmangin këtë.
Sa i përket informacioneve të rreme, një nga episodet nga historia që Manzoni përfshiu në një skenë në romanin e tij “Të Betrothed” është ndër shembujt më famëkeq të keqinfornatave gjatë një pandemie, por që është përsëritur shpesh në histori dhe për në sot është si tregim informues.
Në 1630 Milano, frika dhe ankthi kishtë mbërthyer qytetin që po shihte vdekje gjithnjë e më shumë.
Teoritë e egra të komplotit se kush e kishte sjellë sëmundjen dhe kush po e përhapte atë, ishin të shumta.
Një punonjës shëndetësor, Guglielmo Piazza, po pastronte dyert në qytet me rradhë dikush e pa dhe filluan ta akuzonin se po përhapte murtajën. Turma u egërsua dhe ai u arrestua. Edhe pse autoritetet e dinin se ai nuk ishte fajtor, ata kishin frikë nga turma rebele. Ata e torturuan atë në mënyrë të tmerrshme duke kërkuar që ai të tregonte bashkëpunëtorët. Ai tregoi për berberin e tij, Gian Giacomo Mora. Edhe ai u torturua. Për të kënaqur turmën e zemëruar dhe për të hequr përgjegjësinë për mos ndalimin e murtajës, autoritetet torturuan publikisht dy burrat, i ekzekutuan ata dhe dogjën shtëpinë poshtë berberit.
Informacione të rreme ka plot në kohë krize. Dhe qeveritë shpesh shfrytëzojnë këto akuza të rreme kundër grupeve për të fajësuar “të tjerët”, zakonisht të huaj, për kulturën mbizotëruese shpesh hebrenjtë akuzoheshin për përhapjen e sëmundjes. Ka politikanë të angazhuar në skema të ngjashme si përshembull shteti i Misurit që ka paditur Kinën.
Mësime nga viti 1918
CNN: Ju keni shkruar edhe për pandeminë e gripit të vitit 1918 dhe për distancimin social nga ajo periudhë që sot duken më të zbatueshme.
A po bën qeveria sot një punë më të mirë se ajo që bëri 100 vjet më parë duke u thënë amerikanëve të ruajnë distancën sociale?
RM: Ashtu si në vitin 1918, disa politikanë po japin informacione të bazuara në fakte dhe të bazuara në ekspertizën shkencore. Në përgjithësi, përgjigja e SH.B.A.-së ka qënë përgatitja jo e duhur, mungesa e koherencës, që të dyja ende vazhdojnë.
Këtu në Shën Louis në 1918, ne patëm një komisioner të guximshëm shëndetësor, Max Starkloff, i cili ishte rikthyer në punë përsëri nga kryetari Henry Kiel. Ata mblodhën bashkësinë e kujdesit shëndetësor publik, drejtuesit e biznesit, mbikëqyrësit e shkollës dhe kryepeshkopin dhe i bindën ata se duhej të kishte një izolim për të frenuar përhapjen e gripit.
Udhëheqja e Starkloff përfshinte transparencën, vërtetësinë dhe masat e rrepta. Ndërsa izolimi vazhdoi, ai pati një presion të jashtëzakonshëm nga drejtuesit e bizneseve kishave dhe shkollave publike, por përsëri nuk hoqi dorë nga rregullat e tij. Për shkak të kësaj, Saint Louis, qyteti i 4-të më i madh në vend në atë kohë, kishte një shkallë vdekshmërie shumë më të ulët për frymë dhe ekonomia u ringjall më shpejt se në shumë qytete të tjera.
Ne kemi nevojë për më shumë udhëheqës si Max Starkloffs dhe Henry Kiels sot./abcnews.al