Tare: Qeveria s’e ndal dot futbollin. Frikë? Asnjë lojtar i Lazios nuk u largua

schedule08:33 - 4 Maj, 2020

schedule 08:33 - 4 Maj, 2020

Polemikat rreth rifillimit të futbolli në Serie A, nuk kanë fund. Igli Tare i qëndron fort idesë që kampionati duhet të përfundojë dhe ndalet te situata e vështirë e futbollistëve në një prononcim për Sky Sport.

Drejtori sportiv i Lazios analizon qëndrimin e klubit të tij, flet për garën e titullit, thumbon rivalët dhe e mbyll me FIFA dhe UEFA-n, duke deklaruar se kampionati duhet të përfundojë me çdo kusht, madje edhe nëse rinis në shtator.

RIFILLIMI – “Futbollistët nuk po durojnë dot më pa futboll dhe janë të gatshëm psikologjikisht për të luajtur. Dje festuan të gjithë, pasi, më në fund, mund të rikthehemi në fushë. Dëgjoj fjalë që Ministri i Sporteve mund të vendosë ndërprerjen e kampionatit, por nuk është në kompetencat e tij”.

 

Lazio duke festuar një nga golat e këtij sezoni

KAMPIONATI – “Është shumë e rëndësishme të mbyllet ky sezon. Lazio ka qenë klubi i parë që u ndal dhe një nga klubet e para që ka respektuar të gjithë direktivat që prej ditës së parë. Ne do e nisim stërvitjen të mërkurën. Flitet sikur kemi frikë nga gara për titull, por nuk jemi të shqetësuar”.

TITULLI – “Kemi fituar gjithçka në fushë, mungojnë 12 ndeshje dhe jemi një pikë larg Juventusit. Më duket e madhe fjala titull. Ne duam të japim një sinjal të fortë për sistemin italian të futbollit. Kemi qenë agressive, sepse ndalesa e Serie A, që është industria e tretë në vend, do të shkaktojë dëme shumë serioze”.

IRONIA – “Asnjë nga lojtarët tanë nuk është larguar nga Roma, teksa më rezulton se shumë skuadra të tjera kanë akoma lojtarë që nuk janë kthyer në Itali. S’më takon mua të gjykoj, por mendimin tim mund ta them”.

FIFA – “FIFA dhe UEFA, e kanë sqaruar mirë që kampionatet duhet të përfundojnë brenda vitit kalendarik. Ka shumë rëndësi ta mbyllim këtë sezon, edhe nëse do të na duhet ta rinisim në shtator”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!