Salah “oguri” i Liverpool, përqindje fantastike fitoresh në Premier

schedule21:35 - 3 Maj, 2020

schedule 21:35 - 3 Maj, 2020

Mohamed Salah ka qenë shumë i suksesshëm te Liverpool. Ylli egjiptian iu bashkua të kuqve në verën e vitit 2017 dhe aktualisht, po luan sezonin e tretë në “Anfield Road”. Që nga ardhja e tij nga Roma, Salah ka shpërthyer.

Golashënuesi më i mirë në Premier League dy vite radhazi, fitues i Champions League, fitues i Botërorit të Klubeve, si dhe shumë shpejt mund të shpallet dhe fitues i Premier League, trofe që i mungon prej shumë vitesh Liverpoolit.

Salah nuk është vetëm golashënues, por së bashku me Mane dhe Firmino, janë të rrezikshëm në çdo aspekt të lojës, duke e shndërruar Liverpoolin në një ndër skuadrat më të frikshme në Europë. Liverpool shumë rrallë ka humbur me Salah në fushë dhe këtë gjë, e tregojnë dhe statistikat.

Në 113 ndeshje me të kuqtë në Premier League, Salah numëron 83 fitore, me një përqindje suksesi plot 73%. Asnjë futbollist në historinë e kampionatit anglez nuk ka qenë kaq i sukseshëm sa “mbreti” i Egjiptit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!