Ylli i Teutës, Sherif Kallaku, ka postuar në Instagramin e tij një foto, ose më saktë tre foto krahasuese të bashkuara në një. Këtë postim të tij, mesfushori e ka shfrytëzuar për të bërë një krahasim mes futbollit dhe jetës së përditshme, si dhe i ka bërë thirrje qeverisë të hapë futbollin.
“Siç e shikoni nga këto 3 pamje, në njërën stadium i Durrësit, 4 persona që respektojnë distancat në 10 mijë metra katrorë. Tjetra “E Diela Shqiptare” dhe tjetra liqeni në mëngjes.
Ku ndiheni më të sigurt, në një stadium që është i detyruar të respektojë rregullat e FIFA-s apo UEFA-s, apo nuk ka nevojë ta krahasojmë fare? Hapni futbollin!”, shkroi Kallaku./abcnews.al