Shaban Mehmeti, Drejtor i Shëndeti Publik në Maqedoninë e Veriut në një lidhje me skype me gazetaren Mirela Milori në ABC Neës tha se Shteti maqedonas po kryen testime serologjike në masë.
Sipas Mehmetit ky test do të ndihmojë të kuptohet imuniteti i popullsisë dhe se si duhet të veprohet nëse do të kemi një rikthim të Covid-it në vjeshtë.
Ndërkohë që Mehmeti theksoi se masat dhe zbatimi i rregullave për mbrojtjen ng Covid duhet të vazhdojë me të njëjtin seriozitet.
“Situata tani për tani në Maqedoninë e veriut kemi 5 raste me Covid, kemi 2 raste vdekje. Numri total është 1511 raste me covid, 945 janë të shëruar, 84 të vdekur, dhe 482 raste aktive të koronavirusit. Ndërkohë që vatrat më të nxehta janë Shkupi, Kumanova, Prolebi”.
Por si kanë qenë masat e deritanishme, si ka qenë regjimi i masave në Maqedoninë e Veriut?
“Regjimi deri tani ka pasur kufizime të konsiderueshme. Nga data 1, 2 deri 3 maj jemi me kufizime të qarkullimit nga ora 14:00 deri 05:00 të ditës së hënë. Gjithsesi kemi lehtësuar kufizimet, ato nuk janë aq drastike sa 1 javë më parë. Ndërkohë që në javën në vazhdim mendojmë të lehtësojmë edhe më tel masat por me një protokoll sigurie dhe duke mbajtur distanca. Për tu rikthyer normalitetit duhet një plan i mirëmenduar dhe sigurisht nevojitet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve”.
Ndërkohë që mjeku Mehmeti u shpreh edhe për situatën pak më lehtë që kaluan Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria përballë koronavirusit, që sipas tij kjo ishte si rezultat edhe i masave drastike që morën këto shtete.
“Rajonet që ju përmendni, kanë marrë masat drastike dhe kjo ka patur efektet e veta. Këto masa nuk kolapsuan sistemin shëndetësor. Rajoni ynë e ka kaluar më lehtë këtë epidemi për shkak të masave. Ndërkohë që qarkullojnë spekulime të ndryshme se koronavirusi do të rikthehet në vjeshtë, por kjo nuk është e sigurtë. Gjithsesi kjo varet nga qasja, kujdesi i qytetarëve”.
Mjeku Mehmeti u shpreh edhe për testimet që janë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut e cila në fakt shënon një numër më të madh se Shqipëria edhe pse popullsia e saj është më e vogël.
Sipas Mehmetit, testi serologjik duhet të vazhdojë të bëhet në masë, sepse kjo do të jetë një ndihmë e madhe për të konkluduar më tej sjelljen ndaj shëndetit publik, ndërsa theksoi se në Dibër tashmë ka filluar të bëhet testimi serologjik i popullsisë.
“Si rajon mendoj se duhet të bëjmë teste serologjike në masë, për të parë si është popullsia përballë këtij virusi. Në Mqedoni janë kryer deri tani 17 746 teste, vetëm në ISHP janë bërë rreth 11 mijë teste. Kemi arritur të detektojmë rastet pozitivë, kemi patur 84 vdekje të cilat kanë patur edhe probleme të tjera shëndetësore. Tani për tani ne po bëjmë një testim masiv, në Dibër dhe në rrethina. Do të shohim rezultatet, gjithsesi duhen bërë teste serologjike edhe në qytete të tjera. Kështu do të kishim të dhëna të qarta se sa kemi të zhvilluar imunitetin, dhe do të kuptojmë si mund të sillemi në ndonjë sulm të ri të Covid-it”./abcnews.al