Është e qartë: Frank Lampard nuk e dëshiron Tiemoue Bakayokon te Chelsea. Mesfushori francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Bluve të Londrës dhe largimi i tij, duket i paevitueshëm.
Pas dy huazimeve jo shumë të suksesshme, te Milani dhe së fundmi te Monaco, Bakayoko pritet të largohet përfundimisht nga “Stamford Bridge”. Shpëtimi i karrierës për të, mund të jetë në Spanjë.
Ekipi i Sevilla është ekipi i interesuar për shërbimet e mesfushorit francez dhe Chelsea, do të ketë humbje financiare, pasi klubi spanjoll nuk do të paguajë aq sa pagoi Chelsea për Monaco, 40 milion euro. Vendimin e fundit do e marrë Lampard, ndërsa 25 vjeçari Bakayoko, duhet të presë verën që të mësojë fatet e tij./abcnews.al