Ditën e hënë, ekipi i parë i Serie A që do të zbresë në fushë, është Sassuolo. Klubi ka njoftuar se futbollistët do të paraqiten në ambientet stërvitore, me grup të plotë, por me masa të rrepta sigurie dhe higjiene.
Futbolli parashikohet të rifillojë këtë muaj dhe skuadrat kanë vazhduar të bëjnë hapat e para. Gjithashtu, edhe ekipi i Bologna pritet të ndjekë Sassuolon dhe kanë programuar rikthimin në stërvitje ditën e martë.
Të gjithë klubet e Serie A iu kanë kërkuar futbollistëve të tyre të rikthehen nga vendet ku kanë qenë të izoluar dhe duhet të paraqiten në ekip, me afatin e fundit deri ditën e martë. Italia e ka kaluar pikun e viktimave nga pandemia Koronavirus dhe jeta duket se po rikthehet në normalitet me kalimin e javëve./abcnews.al