Kryeministri britanik Boris Johnson dhe partneria e tij Carrie Symonds kanë vendosur që djali i tyre të quhet Wilfred Laërie Nicholas Johnson.
Shefi i qeverisë britanike ka vendosur që djali i tij të ketë një emër të veçantë që lidhet me dy që trajtuan Boris Johnson nga koronavirusi, muajin e kaluar.
Ata vendosën t’i vënë djalit një emër shumë domethënës, një ndërthyrje mes emrit të gjyshit të Johnson, gjyshit të Carrie-s dhe dy doktorëve që i shpëtuan jetën kryeminstrit nga lufta me koronavirusin.
Emrin e vogëlushit e ka bërë me dije e fejuara e Boris, Carrie Symonds përmes një postimi në Instagram.
“Wilfred është emri i gjyshit të Boris, Laërie është emri i gjyshit tim, Nicholas është emri i Dr Nick Price dhe Dr Nick Hart – të dy mjekët që shpëtuan jetën e Boris muajin e kaluar. Faleminderit kaq shumë, për ekipin e mrekullueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes aq mirë për ne. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq. Zemra ime është e mbushur”, shkruan në Carrie./abcnews.al