Sergio Aguero nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në futbollin spanjoll. Ylli i Manchester City ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, duke mos mbyllur asnjë derë.
Kontrata e argjentinasit me Manchester City po shkon drejt fundit dhe nuk ka zëra që flasin për një rinovim. Në këto kushte, lojtari nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në futbollin spanjoll.
“Është e vështirë; unë nuk po mendoj se çfarë do të bëj. Unë e di se çdo ditë kontrata ime afrohet me skadimin. Me gjasë, do të ketë oferta, por ne do të shohim”, ka thënë Aguero për ‘El Chiringuito’.
“Nuk përjashtoj mundësinë që të kthehem në Spanjë, ose të shkojë në ndonjë vend tjetër. Nuk e di së çfarë do të bëj. Sot ndihem rehat në Mançester. Dua të bëj gjithçka për klubin, pastaj shohim”, ishin fjalët e Aguero. /abcnews.al